· Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është deri më 28 gusht 2015
11 gusht 2015 –Universiteti publik “Aleksandër Moisiu” Durrës ka shpallur 53 vende të reja pune për personel akademik me kohë të plotë. Ndër kriteret që duhet të plotësojnë aplikuesit, minimumi të kenë gradën shkencore të doktorit. Parapëlqehen ata që kanë përfunduar studimet në universitetet publike. Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është deri më 28 gusht 2015. “Dyrrah”-u zbardh vendet vakante sipas fakulteteve dhe departamenteve.
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit28 vende të reja pune për personel akademik me kohë të plotë, ku Departamenti i Teknologjisë së Informacionit ka 5 vende (inxhinieri informatike, inxhinieri telekomunikacioni, inxhinieri elektronike, teknologji informacioni); Departamenti i Shkencave Kompjuterike 18 vende (shkenca kompjuterike, shkenca kompjuterike të aplikuara, informatikë, inxhinieri matematike dhe informatike); Departamenti Sisteme Informacioni 5 vende (sisteme informacioni, sisteme informatike të avancuara, informatikë (informatikë e zbatuar), informatikë-biznesi, informatikë-ekonomike).
Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike5 vende, ku Departamenti i Drejtësisë ka 3 vende (Aplikantët të ketë mbaruar studimet e larta në drejtësi, në sistemin e me kohë të plotë me mesatare mbi 8, minimalisht me gradën shkencore “Doktor” në drejtësi, mesataren e notave të studimeve pasuniversitare me mesatare mbi 9 etj)
Departamenti i Administrimit Publik ka 1 vend (të ketë mbaruar studimet e larta në specialitetin ekonomi, në sistemin e me kohë të plotë, me mesatare mbi 8.5, minimalisht me gradën shkencore “Doktor” etj); Departamenti i Shkencave Politike 1 (një) vend (studimet e larta në marrëdhënie me publikun, në sistemin me kohë të plotë, me mesatare mbi 8.5).
Fakulteti i Studimeve Profesionale7 vende, ku Departamenti i Mjekësisë ka 4 vende: mjek i përgjithshëm 2 vende, infermier i përgjithshëm 1 vend, fizioterapist 1 vend); Departamenti i Mekanikës dhe Transportit ka 2 vende (specialist për navigator detar 1 vend, inxhinier elektrik 1 vend); Departamenti i Shkencave Inxhinierike ka 1 vend (fizikë).
Fakulteti i Edukimit2 vende, ku Departamenti i Gjuhës Shqipe ka 1 vend dhe Departamenti i Letërsisë 1 vend.
Fakulteti i Biznesit11 vende, ku Departamenti i Financë-Kontabilitet ka 3 vende; Departamenti i Marketingut 4 vende; Departamenti i Menaxhimit 2 vende; Departamenti i Shkencave Ekonomike 2 vende.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/