DurrësLajm ka siguruar foto dhe video nga ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit, ku po mbahet prokurori Arjan Ndoja.
Siç raportuam më parë, prokurori Ndoja ka dalë nga reanimacioni dhe është dërguar në repartin e ortopedisë.
Siç duket nga fotot dhe video, dhoma ku po mbahet Ndoja mbahet nën mbikqyrje të rreptë policore, ndërkohë që është vizituar edhe nga familjarët, të afërmit dhe kolegët.
Ndoja është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë vetëm plagë të lehta nga atentati i pasdites së të premtes.





