DURRËS, 31 gusht 2014 –  Me gjithë mosrealizimet në vëllimet e punës në përpunimin e anijeve të mallrave dhe atyre të udhëtarëve, si 7-mujor 2014, ndërmarrja shtetërore publike  Autoriteti Portual Durrës (APD), ka realizuar një fitim neto prej 218 201 670 lekë (1 581 172 euro) nga 146 182 080 lekë (1 059 290 euro) sipas programit (planit) me një tejkalim prej 72 019 590 lekë (521 881 euro), prej 49 për qind.

Ndërkaq, referuar të dhënave zyrtare të drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të APD-së, “Dyrrah”-ut i ka rënë në sy se programi vjetor parashikonte një fitim neto 159 950 000 lekë (1 159 058 euro), kështu që është tejkaluar dhe fitimi vjetor në masën 58 251 670 lekë (422 114 euro).

Bie në sy se plani i fitimit neto i 7-mujorit ishte 91,3 për qind e planit vjetor!  

Nuk dihet nëse ka ndonjë “kaos” statistikor apo keqplanifikim, por, referuar të dhënave të 6-mujorit, për këtë periudhë plani ishte vetëm 65 843 500 (477 127 euro) lekë nga 146 182 080 lekë (1 059 290 euro) plani 7-mujor, ose 2,2 herë më i vogël!

Shënim: Kursi përllogaritës: 1 euro=138 lekë.           

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/