SOFJE, 1 prill 2013 – Numri i sotëm i gazetës Bullgare “Tema Sport” ka shkaktuar një sensacion të vërtetë në mediet sportive bullgare për shkak të lajmit se zviceranët interesohen për futbollistin shqiptar të “Litex”-it, Armando Vajushi.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah” ka përkthyer nga origjinali lajmin e titulluar “Zviceranët vijnë për Armando Vajushin / “St Gallen” sjell një përfaqësues në ndeshjen e kthimit për kupën e Bullgarisë Litex-Levski”. Ja teksti i raportit:
“Perfomancat e larta të sulmuesit të “Litex”-it Armando Vajushi nuk kanë mbetën pa u vënë re në Evropë.
Interes serioz për shqiptarin po shfaqin disa klube zvicerane, ka zbuluar “Tema Sport”.
Pritet që të mërkurën në ndeshjen e kthimit të Kupës së Bullgarisë kundër “Levski”-t në lozhën e stadiumit në Loveç të jetë një përfaqësues i klubit “St Gallen”.
Aktualisht ekipi është në vendin e tretë në superligën zvicerane, duke pasur shans edhe për titullin. “St Gallen”-i është 6 pikë larg vendit të dytë, “Grasshopper”-it dhe dhe 9 pikë larg “Basel”-it.
Vjeshtën e vitit të kaluar mediet e vendit të çokollatave shkruanin se Vajushin e dëshironin edhe ekipet “Young Boys” dhe “Luzern”.
Në mars sulmuesi 21-vjeçar u thirr në ekipin kombëtar të Shqipërisë për kualifikueset për për Kupën së Botës në ndeshjen kundër Norvegjisë.
Vajushi erdhi te “Litex”-i në fillim të vitit 2012, por duke nënshkruar një kontratë për 3 vjet e gjysmë.
Pritet që përballja me “Levski”-n në Kupë të ketë prani serioze menaxheriale. Sipas ekspertëve, në Loveç do të vijnë agjentë nga Italia, Polonia, Anglia dhe Holanda, që do të vëzhgojnë lojtarët e veshur në blu”.
Kuotimi i basteve, ndeshjet e kthimit të Kupës së Bullgarisë më 3 prill 2004
|
Kupa e Bullgarisë |
|||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
E Mërkurë 03.04.2013 |
1 |
X |
2 |
|
|||
|
14:30 |
1.17 |
4.56 |
9.71 |
||||
|
15:00 |
1.33 |
4.40 |
6.64 |
||||
|
15:00 |
2.58 |
3.02 |
2.52 |
||||
|
17:00 |
2.19 |
3.06 |
3.06 |
||||
Renditja në kampionatin zviceran
|
25 |
15 |
7 |
3 |
47 |
20 |
+27 |
52 |
||
|
25 |
14 |
7 |
4 |
29 |
19 |
+10 |
49 |
||
|
25 |
12 |
7 |
6 |
33 |
21 |
+12 |
43 |
||
|
25 |
10 |
7 |
8 |
30 |
32 |
-2 |
37 |
||
|
25 |
9 |
6 |
10 |
36 |
31 |
+5 |
33 |
||
|
25 |
8 |
8 |
9 |
33 |
32 |
+1 |
32 |
||
|
|


