DurrësLajm” mëson emrin e drejtorit të ri që do të drejtojë Autoritetin Portual Durrës.

Burime konfidenciale thanë për “DurrësLajm” se ditën e sotme pritet të vijë në krye të APD-së Pirro Vëngu.

Vëngu, ashtu si shumica e drejtuesve të institucioneve të tjera në Durrës vjen nga Tirana. Ai është pjesë e stafit të kryeministrit Edi Rama, drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministri. 34-vjeçari ka mbajtur më parë postin e shefit të kabinetit në Ministrinë e Jashtme të Ditmir Bushatit, por prej vitit 2017 punon pranë kryeministrit Rama.

Vëngu pritet të zërë vendin e Agron Tares, i cili dha dorëheqjen një ditë më parë nga marrja e detyrës në janar të këtij viti si drejtor i përgjithshëm i APD-së. Tare tha se ka shërbyer me devotshmëri, dhe dorëhiqet për të vijuar rrugëtimin profesional.

S.L.