Pas 7 vitesh të suksesshme ku fitoi gjithçka, Lorenco Vila i jep lamtumirën Teutës.
Sulmuesi i krahut njofton në profilin e tij zyrtar në “Instagram” se largohet nga Teuta, për të nisur një aventurë të re.
Burime për “DurrësLajm”, bëjnë me dije se Vila ka zgjedhur ta vazhdoj karrierën si profesionist te Dinamo.
Klubi kryeqytetas ka ndërtuar një skuadër kompetitive me qëllimin për të luftuar për trofe.
“Sot është një ditë e vështirë, por kanë qenë 7 vite të mrekullueshme. Është krenari dhe kënaqësi për të mbrojtur dhe për të përfaqësuar këtë fanellë-simbol për mua, të skuadrës më të mirë në Shqiperi.
Tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë, me të vërtetë, dhe sigurisht që nuk mjafton një postim për ta shpjeguar atë, ose ndoshta as nuk mund të shpjegohet, sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen me fjalë.
Ju faleminderit tifozëve, për gjithë dashurinë e tyre, për gjithçka që më keni bërë të ndihem, sepse kam ardhur këtu si fëmijë dhe po largohem si burrë. Jam i kënaqur me të gjithë shokët e skuadrës sime, do t’ju mbaj në zemrën time përgjithmonë.
Për të përfunduar, këtë falenderoj nga zemra presidentin e Teutës, z.Edmond Hasanbelli, për mundësin që më dha që në moshe të vogël të tregoja vlerat e mija.
I uroj Teutës të gjitha sukseset e mundshme. E uroj me gjithë zemrën time, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë”, shkruan Vila. /XH.D/