·        Enigmatike vendimi se trashëgimtarët po në të njëjtat raporte përgjigjen dhe “për detyrimet” që rëndojnë mbi të ndjerin Artan Santo

·        Fëmijët Emi dhe Egi, si trashëgimtarë kanë 1,42 për qind të kapitalit gjithsej secili, kurse bashkëshortja nga 2,88 për qind në janar 2014, tani zotëron 4,40 të kapitalit të bankës

DURRËS, 26 korrik 2014 –  Më 5 korrik 2014, nëntë ditë pas varrimit të bankierit të njohur Artan Santo, i ekzekutuar në një atentat të pazbardhur ende, është bërë ndarja e pasurisë që ka lënë ai, midis tre pjesëtarëve të mbetur gjallë nga familja e tij, në masën e barabartë prej një të tretën për secilin, ku bie në sy se në Bankën Credins, ai kishte si kontribut në para prej 247 648 152,16 lekë, me përqindje në kapital 4,55.

Tani në këtë bankë, nga dy aksionarë që kishte familja Santo (Artani dhe Arjana), janë bërë tre, me shtimin e fëmijëve Emi dhe Egi Santo, si trashëgimtarë me 1,42 për qind të kapitalit gjithsej secili, kurse bashkëshortja nga 2,88 për qind në janar 2014, tani zotëron 4,40 të kapitalit të bankës.

Ndërkaq është enigmatike vendimi se trashëgimtarët trashëgojnë në pjesë të barabarta nga një të tretën secili të gjithë pasurinë dhe “po në të njëjtat raporte përgjigjen dhe për detyrimet që rëndojnë mbi këtë trashëgimlënës”. 

Sikurse njofton Qendra Kombëtare e Regjistrimit, të premten, më 25 korrik 2007, këtu është bërë nga Banka Credins depozitimi i dëshmisë së trashëgimisë ligjore, datë 5 korrik 2014, për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë ligjore, për të ndjerin, z. Artan Santo.

Trashëgimtarë të radhës së parë për trashëgimlënësin Artan Santo janë bashkëshortja znj. Arjanë Santo dhe dy fëmijët Emi dhe Egi Santo, të cilët do të trashëgojnë në pjesë të barabarta nga një të tretën secili të gjithë pasurinë trashëgimore të trashëgimlënësit Artan Santo, të luajtshme e të paluajtshme dhe depozitat bankare dhe po në të njëjtat raporte përgjigjen dhe për detyrimet që rëndojnë mbi këtë trashëgimlënës.

Të drejtat trashëgimore dhe detyrimet e lidhura me këtë trashëgimi u kalojnë të sipërcituarve në pjesë të barabarta nga një e treta secilit (më 27 janar 2014, kur është bërë raportimi më i fundit në QKR, i ndjeri Artan Santo kishte si kontribut në para 247 648 152,16 lekë, me përqindje në kapital 4,55).

Prandaj më 25 korrik 2014, kanë ndodhur ndryshimet tek ortakët individë.

Është shtuar ortaku Emi Santo, numri i aksioneve 794 907,50; përqindja në kapital 1,52; kontributi në para 82 549395,08.

Është shtuar ortaku Egi Santo; numri i aksioneve 794 907,50; përqindja në kapital 1,52; kontributi në para 82 549 395,08

Tani, me një të tretën e trashëgimisë së përfitoi, kanë ndryshuar të dhënat për zonjën Arjanë Santo, ku kontributi në para nga 156 752 488,92 më 27 janar 2014, u bë 239 301 989,47; përqindja në kapital nga 2,88, u bë 4,40; numri i aksioneve nga 1 509 445, u bë 2 304 353.

Ndërkohë puna vazhdon dhe me ikjen nga jeta të z. Santo.

Kështu, në mbledhjen e së enjtes, më 24 korrik 2014, sikurse bën të ditur Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ky i fundit shqyrtoi dhe miratoi prospektin e emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sha, për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjata me normë interesi fikse të muajit korrik 2014 për shumën 350 000 000 lekë; 2 000 000 euro dhe 650 000 USD.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/