· BEFASIA. Personalizimi i diplomacisë nëpërmjet futjes “mik” të një kryebashkiaku tek PS-ja!
Ekskluzive/ Nga Durrësi, kinezët: Dëshirojmë liberalizim vizash me Shqipërinë
14 gusht 2015 – Kinezët orvaten të fusin “mik” kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako për të ndikuar te Kryeministri Edi Rama në liberalizimin e vizave. “Dyrrah”-u ishte i pranishëm, kur të premten në mesditë, më 14 gusht 2015, gjatë një takimi në ndërtesën e bashkisë së Durrësit, pas nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi, kryetari i bashkisë së qytetit 5,5 milionë banorësh, Shantou Zheng Renhao, i sugjeroi kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako të kërkojë nga PS-ja liberalizimin e vizave me Kinën. Këtë kërkesë e mbështeti dhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Jiang Yu, që shoqëronte delegacionin e gjerë. Dako ka dëgjuar i habitur përkthyesen e ambasadës kineze Wang Xianya. Kryebashkiaku i qytetit nr. 2 të Shqipërisë deklaroi se nuk e dinte që turistëve, të cilët duan të vizitojnë Shqipërinë e Durrësin, sipas Renhao-s, duhet të marrin viza Shengen për të hyrë në Shqipëri dhe nuk mund të vijnë drejtpërdrejt në Rinas, por nga një vend evropian. Po ashtu, kryebashkiaku i Shantout shtroi nevojën e hapjes së një linje të posaçme ajrore Pekin-Tiranë. Nënteksti kinez ishte: doni turistë dhe investime, bëhuni më fleksibël.
Gjithsesi, është befasuese kërkesa kineze drejtuar një kryebashkiaku, si të ishte Ministër i Punëve të Jashtme. Për më tepër kur bëhet nga ambasadorja e shtetit më të madh të botës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





