DURRËS, 29 maj 2014  –  Edhe shteti rus ortodoks, zyrtarisht, këtu e 300 vjet më parë, i konsideronte shqiptarë himariotët, që flasin edhe greqisht.

 “Ekziston edhe një krahinë, Himara,ku  populli është i lirë, që quhet Shqipëria e Vogël (flet edhe greqisht)” [rusisht: Yest' takzhe provintsiya Himara, narod v ney vol'nyy, nazyvayemyy Maloy Al'banii (govorit i po-grecheski), shih faksimilen e fragmentit].

“Dyrrah”-u e zbuloi këtë frazë, në tekstin “Historia e Rusisë që nga kohët më të lashta”. Libri XIV. Vitet 1766-1772, faqja 476 [origjinali: Istoriya Rossii s drevneyshikh vremen. Kniga XIV. 1766-1772, shih faksimilen e kopertinës], me autor historianin rus Sergej Mihajlloviç Sollovjov (1820-1879), profesor dhe rektor i universitetit të Moskës, akademik, këshilltar i fshehtë i Perandorit.

Në mes të shekullit XVIII u vendosen lidhje politike midis “Shqipërisë së vogël” dhe Rusisë.

/th.  m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/