“Durrës Lajm” ka zbuluar fotot e aktivistëve demokratë që përfunduan në spitalin e Durrësit me shenja si të helmimit, pas mitingut hapës të fushatës elektorale në Tiranë. Një ditë më parë përfunduan në urgjencë 10 aktivistë të PD-së, me shenja lotimi nga sytë dhe njëri prej tyre me djegie në qafë.
Pranë aktivistëve kanë shkuar drejtuesit lokalë të së djathtës, si Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, etj. Mësohet se ata kanë qëndruar pranë përkrahësve të PD-së dhe kanë qëndruar me ta, ndërkohë që merrnin mjekimin e nevojshëm.
Nuk dihet ende shkaku i këtij helmimi masiv, por nga dega e Partisë Demokratike të Durrësit nuk ka patur ende asnjë reagim për ngjarjen në fjalë.
Fotot e mëposhtme janë dërguar nga një qytetar në redaksinë e “DurrësLajm”.
K.H.





