Ndërsa Chelsea përgatitet për një eksod masiv lojtarësh gjatë verës, thuhet se deri në gjashtë largime të mundshme janë lidhur me lëvizjet në Serie A.
Romelu Lukaku është ende temë debati e nxehtë mes tifozëve të Interit dhe Bluve të Londrës. Nuk dihet sesi do shkojnë gjërat, pasi tek të dyja klubet pritet ndryshime në pankina.. Sipas La Gazzetta dello Sport, do të ketë bisedime mes palëve për të ardhmen e sulmuesit në javët e ardhshme.
Kalidou Koulibaly mund të kthehet në Serie A. Viti i parë i kapitenit të kombëtares së Senegalit në Angli nuk ka shkuar saktësisht sipas planit që nga ardhja e tij nga Napoli verën e kaluar, kryesisht për shkak të lëndimeve dhe pjesërisht për shkak të konkurrencës nga Wesley Fofana dhe Benoit Badiashile. Nuk përjashtohet një firmë e mundshme me Juventusin.
Në listën e largimit është edhe Kepa Arrizzabalaga. Chelsea e bëri spanjollin portierin më të shtrenjtë në histori kur e solli atë nga Athletic Club për 80 milionë euro (71 milionë £) në 2018. Por Blutë po mendojnë të afrojnë një portier tjetër, pasi janë të pakënaqur nga Kepa.
Marokeni Hakim Ziyech është pothuajse i sigurt se do të largohet nga Stamford Bridge gjatë verës, qoftë në formë të përhershme apo në formë huazimi. Roma dhe Milani janë dy klubet kandidate për të fituar shërbimet e tij.
Trevoh Chalobah dhe Aubemayng mund të lënë gjithashtu Londrën dhe të kalojnë në Itali.