23 prill 2015 – Zona e Cakranit në Fier është ndër më të prekurat nga eksodi i të rinjve e familjeve të tëra drejt Gjermanisë. Shkak sipas tyre janë kushtet e vështira ekonomike dhe papunësia e lartë. “Mua më ka ikur një djalë 15 vjeç. Këtu e gjejnë veten të pasigurt, të pashpresë. Kam një mulli bluajtje. Vijnë goxha burra, qajnë në pikë të lotit, se s’kanë të marrin kilen e miellit”, thotë njëri nga banorët. Një i ri tregon se do të ikë nga vendi se nuk kanë asnjë mundësi pune.
“Fëmija im mori çunin 2 muajsh dhe iku në Greqi. Jo se më tha ndonjëri, që tregojnë ca, që thonë janë grupe mafiozë që i dërgojnë andej, por jemi pa bukë”.
Banorët e Cakranit i janë drejtuar sot kreut të opozitës, Lulzim Basha për t’i qarë hallin.
Jashtë politikës, shikoni këto foto për të parë që tregojnë dhimbjen e këtyre njerëzve.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”