14 korrik 2015 – Gjithnjë është thënë se në Durrës, tregtarë të ndryshëm apo dhe shitësit ambulantë ia ndryshojnë çmimin real produktit që shesin, në momentin kur bëhet fjalë për klientë kosovarë.
Djaloshi i ri Gevio Tabaku, ka marrë përsipër të realizojë një eksperiment social në plazhet e Durrësit, për ta provuar këtë fakt. Ai testoi me kamerën e tij të fshehtë ndershmërinë e shitësve të zonës me çmimet për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.
Në videon e realizuar të publikuar në portalin 'Jeta osh qef' kuptohet që ky fenomen ekziston ende, megjithatë ka edhe shitës të ndershëm.
Shihni videon ku do t'i gjeni të dyja kategoritë e shitësve.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





