SHBA, 30 qershor 2014 – Shkencëtarët që punojnë në rrjetin social facebook kanë shndërruar përdoruesit në kavie laboratori për të studiuar nëse postimet që bëhen nga rrethi i shokëve dhe shfaqet në wall-in tuaj do të ndikojnë në gjendjen shpirtërore të gjithsecilit. Studimi i bërë në vitin 2012-të tregoi se nëse në wall do të shfaqeshin shumë postime negative nga shokët, përdoruesi gjithashtu do të shkruante postime negative dhe e kundërta.

Gazeta kërkimore PNAS zbuloi se: “Gjendja emocionale mund të transmetohet dhe kjo mund të bëhet edhe me facebook”.

Termat dhe kushtet e Facebook që të gjithë bien dakord (pa i lexuar !) i lejon shkencëtareve të rrjetit social të bëjnë këto lloj kërkimesh pa vënë në dijeni përdoruesit!

Ndërkohë që kërkuesit thanë se nuk i zgjodhën manualisht profilet dhe statuset e përdoruesve, pjese e kërkimit por u zgjodhën automatikisht. Përdoruesit u tmerruan kur rrjeti social shpalli se ata kishin qenë të vëzhguar dhe kane pasur ndërhyrje në profilin e tyre për të ndikuar në gjendjen e tyre emocionale dhe habia më e madhe ishte se manipulimi ishte pjesë e një eksperimenti masiv psikologjik sekret.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/