Shpërthimi që shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit të Bejrutit në fillim të gushit, është një nga më të fuqishmit në histori.
Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e Universitetit Sheffield, të cilët kanë studiuar këtë rast.
Në një studim të publikuar së fundmi, ekspertët thonë se fuqia e shpërthimit është sa një e njëzeta e shpërthimit të bombës atomike në Hiroshima në vitin 1945.
Ekipi po ashtu ka zbuluar se si janë përhapur valët nëpër kryeqytetin e Libanit. Pas këtij studimi ekspertët shpresojnë se puna e tyre mund të ndihmojë planifikuesit e emergjencave të përgatiten për katastrofat e ardhshme.
“Në Bejrut, dëmtimi i xhamave u raportua 10 km larg nga qendra e shpërthimit”, shprehen studiuesit.
Tragjedia e 4 gushtit u shkaktua nga shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoni të ruajtur në mënyrë jo të duhur. Nga shpërthim u shkakuan 190 vdekje, si dhe më shumë se 6,000 persona kanë mbetur të plagosur.