Plagët në gojë shërohen deri në 10 herë më shpejt sesa plagët në pjesët e tjera të trupit. Të dhënat vijnë nga një studim i ri, nga i cili rezultoi se plagët brenda gojës shërohen më shpejt pasi indet në të, vetë-rigjenerohen në mënyrë konstante.
Plagët në gojë mbyllen gjithashtu duke mos lënë pas një shenjë, një detaj ky që i ka bërë shkencëtarët që të kërkojnë një mënyrë për të imituar procesin, që do t’i ndihmonte në të ardhmen për trajtimet e lëkurës.
Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se proteinat në gojë kanë më shumë aktivitet, gjë e cila ul inflamacionin dhe ve në lëvizje qelizat e nevojshme për të mbyllur plagët.
Ekspertët nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego e testuan ndryshimin e shpejtësisë së shërimit të një plage duke çarë krahët dhe gojën e 30 vullnetarëve.
Ata vunë re se, teksa plagët në krahë mbylleshin mesatarisht 0.1 milimetër në ditë, ato në gojë shëroheshin tre fish më shpejt, me një mesatare prej 0.3 milimetrash në ditë.