Tiranë, 5 prill 2014 – Në përfundim të kryerjes së autopsisë ndaj Ilia Karelit, i njohur ndryshe si Kudret Kume, ku konstatohet se i dënuari shqiptar në burgjet greke ka vdekur nga dhuna, mjekësia ligjore në Shqipëri i kërkon Prokurorisë të aktivizohet për të komunikuar sipas procedurës me palën greke për këtë çështje.
Përmes një letre drejtuar Prokurorisë, Mjekësia Ligjore shqiptare i kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe t’i kërkojë llogari palës greke, për faktin se mjekësia ligjore aty i ka hequr zemrën 42-vjeçarit shqiptar.
“Prokuroria t’i kërkojë informacion mjekësisë ligjore greke. Ekspertiza greke të japë informacione pse është hequr zemra. Për ekspertizë s’ka pse të merret e gjithë zemra’, thuhet në letrën e Mjekësisë Ligjore drejtuar Prokurorisë.
Kjo kerkese e Mjekesise Ligjore vjen ne momentin kur ne raportin perfundimtar te tyre u dol ne nje perfundim te ngjashem me raport ekzaminimin e pales greke, ku u konstatua se ne trupin e 40 vjecari kishte thyerje te brinjeve dhe hematoma te dukshme ne koke e fytyrë.
Nderkohe qe per mungesen e zemres dyshohet se ajo mund te jete hequr nga mjekesia ligjore greke per autopsi edhe pse per raste te tilla ekzaminimesh specialistet nuk i marrin komplet organin e zemres.
Nga ana tjeter edhe Komiteti Sshqiptar i Helsinkit i sygjeron homologeve te vet te greqi te ndjekin çeshtjen e trotures me pasoje vdekjen e 42-vjeçarit e me pas te informohen per shkaqet se perse vdiq Ilia Kareli. Aktualisht per vdekjen e 42-vjeçarit kane nisur hetimet edhe ne prokurorine e Fierit pas nje denoncimi te te afermve te tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





