KORÇE, 05 mars 2013 – Dy ditë më parë lajmi i përdhunimit së një vajze të mitur 13 vjeçare nga një 26 vjeçar tronditi opinionin publik në Korçë. Po ndërsa e mitura pretendonte se ishte përdhunuar gjatë gjithë natës nga i riu, ky i fundit deklaroi para oficerëve të policisë së e mitura kishte shkuar me të me dëshirë dhe se kishin lidhje prej disa muajsh. Ekspertiza mjekësore ishte e vetmja që mund të hidhte poshtë dëshminë e njërës apo tjetrës palë.
Mjekët gjinekologë të Korçës, pas një vizite të specializuar të vajzës arritën në përfundimin se 13-vjeçarja është përdhunuar dhe se ka shenja të dukshme të keqtrajtimit të saj. E mitura është vizituar në praninë e mjekut ligjor dhe njërit prej gjinekologëve të shtëpisë së lindjes.
Burime nga Prokuroria bënë me dije se në këtë raport është shkruar se me të miturën janë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Tashmë 26 vjeçari që u ndalua dy ditë më parë pritet të dënohet për veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë kundrejt të miturve.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





