Zbulohet ekspertiza mjeko- ligjore për shkakun e vdekjes së Agim Arapit. 2 çertifikata vdekjeje, bien në kundërshtim me njëra- tjetrën.
Ekspertët mjeko- ligjorë e kanë përcaktuar vrasje vdekjen e 60-vjeçarit Agim Arapi, në 11 prill të këtij viti, dhe jo aksidentale siç pretendojnë vëllezërit Ekonomi.
“Mjeti ose mënyra që ka shkaktuar vdekjen: me mjete të forta mbase”,-thuhet në çertifikatën e vdjekjes së 60-vjeçarit.
Ekspertët mjeko – ligjorë kanë nxjerrë dy çertifikata vdekjeje, dhe shkak është cilësuar fillimisht 'vdekje e menjëhershme si pasojë e një sulmi të papërcaktuar', ndërsa në çertifikatën e dytë e kanë konsideruar 'vrasje me mjete të forta mbase'.
“DurrësLajm” ka siguruar dy çertifikatat e vdekjes së Agim Arapit, por çudia më e madhe është se në asnjë prej dy çertifikatave të firmosura nga mjekët që kanë kryer ekspertizën nuk përcaktohet vendi ku ka vdekur 60- vjeçarit banor i lagjes numër një në Durrës.
Jo pak çudi ka sjellë edhe fakti që janë dy çertifikata vdekje të ndryshme për sa i përket shkakut të vdekjes.





