Ekspertiza mjekoligjore ka vërtetuar se 60- vjeçari Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën.
Ai nuk i ka përballuar dot goditjet me grushte nga pronarët e picerisë, duke pësuar një atak kardiak.
Nga ekspertiza mjekoligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushte, të kryera nga autorët.
“Viktima nuk kishte plagë të thella në trup apo dëmtime që të ishin vdekjeprurëse. Ne mendojmë se viktima ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën. Pak muaj më parë, ai kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale në zemër, ndaj nuk ka përballuar dot goditjet me grushte, të kryera nga autorët”,thanë ekspertët mjekoligjorë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 19:55, në lagjen Nr.1, Durrës, në bulevardin “Epidam”, në një dyqan ushqimor në pronësi të shtetasit Agim Arapi..
Policia e Durrësit ka rindërtuar skenën e krimit ku humbi jetën Arapi. Për këtë ngjarje akuzohen dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, përkatësisht 54 dhe 50 vjeç, banues në Durrës.





