Një automjet tip "Audi Q7" ka shpërthyer mëngjesin e së hënës rreth orës 03:00 në Vlorë.
Si pasojë e shpërthimit në makinën në pronësi të shtetasit Z. Shehu, me targa AA 424 RC, është dëmtuar edhe një automjet tjetër tip Mercedes Benz që ishte parkuar aty pranë.
Sipas hetimeve të policisë, dyshohet se shpërthimi në automjet ka ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi gjatë orëve të natës. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa po merret në pyetje pronari i automjetit në lidhje me konflikte të mundshme.
Ndërkohë, policia raporton se një tjëtër automjet ''Audi A 7'', në pronësi të Admir Malaj të cilin e kishte të parkuar pranë banesës në fshatin Bishan, ka marrë flakë.
Informacioni i policisë:
Më datë 09.04.2018, në lagjen "1 Maji", ka shpërthyer dhe ka marrë flakë automjeti tip "Audi Q7", në pronësi të shtetasit Z.Sh., të cilin e kishte të parkuar para banesës.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
_____
Gjithashtu, më datë 09.04.2018, në fshatin Bishan, ka marrë flakë automjeti tip "Audi A-7", në pronësi të shtetasit A.M., të cilin e kishte të parkuar pranë banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve së zjarrit të automjet.





