SHKODER, 21 qershor 2013 – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e deputetit të PD-së Astrit Bushati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01.55, në lagjen “Qemal Stafa”, të qytetit të Shkodrës ku një sasi lënde plasëse është vendosur, në katin e parë të banesës së deputetit dhe njëkohësisht edhe kryetar i PD-së në Shkodër Astrit Bushati.
Nga ky shpërthim nuk janë konstatuar dëme materiale, pasi objekti në fjalë ishte në rikonstruksion dhe prej kohësh aty nuk banonte njeri.
Aktualisht nga struturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.





