Banesa e Gazmir Dacit i dënuar me 35 vite burg për atentatin ndaj vëllezërve Valmir dhe Roland Kolaveri në Kamëz, është tronditur mbrëmë nga një shpërthim me tritol. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa kjo nuk është hera e parë që i dënuari Gazmir Daci vendoset në qendër të sulmeve.
Një shpërthim me tritol ndodhi edhe në vitin 2017 në lokalin e babait të Gazmendit, Xhelal Daci në rrugën “Demokracia” në Kamëz, ku pati vetëm dëme materiale. Gjithashtu Gazmir Daci i shpëtoi një atentati me snajper në burgun e Vaqarrit më 3 korrik 2016, pasi u plagos gabimisht në këmbë i burgosuri Lili Dulaj.
Konflikti mes Gazmend Dacit dhe vëllezërve Kolaveri dyshohet se e ka zanafillën në një sherr të ndodhur në Francë, për prishje pazaresh për trafik klandestinësh.
Aktualisht Gazmir Daci është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit më 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar.
Informacioni paraprak nga Policia
Më datë 27.07.2018, rreth orës 01:36 në rrugën “Martin Cami”, në banesën e shtetasit Xh. D., ka ndodhur një shpërthim nga lëndë e dyshuar eksploziv, ku ka patur vetëm dëme materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.





