Një pako me lëndë plasese iu vendos një dyqani mishi në Krujë, njofton policia e qarkut Durrës.

Sipas të dhënave të para mësohet se pakoja kishte lëndë plasëse, eksploziv, dhe ishte lënë te dera e dyqanit, por për fat nuk ka shpërthyer.

Informacioni paraprak 

Më datë 11.11.2017, në orën 06:05, në sallën Operative Krujë është njoftuar se në Qerek, Krujë në dyqanin e mishit të shtetasit P.N. 44 vjeç është vendosur një pako e dyshimtë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar një sasi të vogël lënde plasëse e dyshuar eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.

Vijojnë veprimet hetimore nga ana e uniformave blu në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.