Një automjet është shkatërruar me lëndë eksplozive natën e kaluar në një nga lagjet e qytetit të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hasan”, ku në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë grupi hetimor.
Lënda plasëse i ishte vendosur makinës së parkuar në oborrin e shtëpisë të shtetasit A.C.
Pronari i automjetit është marrë në pyetje dhe sipas burimeve ai nuk rezulton person me precedentë penalë apo që të ketë pasur konflikte të mëparshme.
Policia ende nuk ka një pistë zyrtare për sulmin e ndodhur dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Më datë 27.03.2019, rreth orës 23:10, në fshatin Hasan, Fushë-Krujë, në automjetin e shtetasit A.C., të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës së tij, është vendosur një sasi lendë e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ ëve.





