Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën e banesës së një qytetari në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Tre Heronjtë”.

Policia thotë se në orët e para të mëngjesit persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse në derën e banesës së Ardian Fierzës. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Kjo është hera e dytë që ndaj Ardian Fierzës vendoset lëndë plasëse, pasi hera e parë ishte më 29 gusht dhe shpërtheu në derën e biznesit të tij, një agjenci funerale pranë spitalit të Shkodrës.

Dyshimet asokohe ishin se ngjarja ndodhi për shkaqe konkurrence.