Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur fshatin Berdenesh në Sarandë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, ku një sasi eksplozivi është aktivizuar në murin rrethues të banesës së shtetases S. Ismailaj.

Pronarja e shtëpisë ka konstatuar dëmtimet vetëm në mëngjes dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mbledhur prova dhe për të zbardhur rrethanat e plota të këtij shpërthimi, motivet e të cilit mbeten ende të paqarta.