Një pako me eksploziv është gjetur në një zyrë përkthimi përballë gjykatës Vlorë.  

Mësohet se lënda shpërthyese ishte montuar në derën e zyrës së përkthimit, në pronësi të një gruaje.

Zyra ndodhet në katin e dytë të një ndërtese ku ndodhen disa zyra noteria dhe përkthimi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërsa priten ekspertët e xhenios për veprime të mëtejshme.