Rikthehen shpërthimet me eksploziv në Fushë-Krujë. Persona të paidentifikuar i kanë vënë eksploziv një lokali në autostradë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ngjarja, por vetëm dëme materiale.
Policia e Durrësit bën me dije se ngjarja ëshët regjistruar rreth orës 02:25, në autostradë, në kryqëzimin e Granzës, Fushë- Krujë në lokalin e shtetasit M.Ç, ku ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse artizanale,
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale (thyer xhama).
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





