Në një njoftim për mediat, Policia e Durrësit sqaron ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Rrashbull, ku pronari i automjetit tip “Benz” ngjyrë gri ka konstatuar një pako të dyshimtë në mjet dhe ka telefonuar menjëherë forcat blu. Policia bën me dije se nga kontrolli i ushtruar nuk u konstatua lëndë plasëse në mjetin tip Benz.
NJOFTIMI I PLOTE
"Më datë 11.09.2017, rreth orës 13:15, në Rrashbull në brendësi të mjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit B.B. 22 vjeç, banues në Rrashbull dyshohej se ishte vënë lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Durrës, të cilët bënë izolimin e zonës ku ndodhej automjeti me qëllim kontrollin e specializuar nga ana e Forcave Xheniere të Repartit Special Renea Tiranë.
Nga kontrolli i ushtruar nuk u konstatua se në mjetin tip Benz të ishte vendosur lëndë plasëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme."





