Autoritetet kosovare kanë konfirmuar se në pikën kufitare në Jarinje, ka ndaluar një autobus i cili hynte nga shteti serb, në Republikën e Kosovës, pasi aty kanë hasur disa objekte të dyshimta, që dyshohet të jetë eksploziv plastik.
Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë tha se tashmë janë arrestuar tre serbë.
“Autobusi është ndaluar në pikën kufitare në Jarinje. Pasi ka kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jetë eksploziv plastik. Si rezultat i veprimit të Policisë janë shoqëruar në stacion policor tre persona të nacionalitetit serb për intervistim, dhe gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në konsultim të ngushtë me prokurorët kompetentë”, tha Kelani.
Kelani tha se tashmë janë njoftuar edhe njësitet relevante të Policisë që merren me trajtimin e materieve shpërthyese për hetim të mëtejmshëm të autobusit.