450 gramë tritol i është vënë makinës së biznesmenit 44-vjeçar nga Vlora, Vasil Bedinaj.
Sipas burimeve nga policia, ngjarja është shënuar ditën e djeshme rreth orës 07:30, te “Liqeni i Thatë”, por fatmirësisht biznesmeni i ka shpëtuar atentatit, pasi lënda eksplozive e vendosur në pjesën e poshtme të automjetit tip “Benz” nuk ka shpërthyer.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke marrë në pyetje biznesmenin Bedinaj, i cili ka qenë edhe kandidat për kryetar të Bashkisë së Vlorës, për ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur.
Nga veprimet hetimore rezultoi se lënda eksplozive nuk është shpërthyer për arsye të paqarta, pasi kapsolla detonatore e vendosur brenda lëndës plasëse ka bërë eksplodim.