Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë.
Policia bën me dije se rreth orës 03:00, në rrugën “Artan Lenja”, në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”, ka pasur një shpërthim me lëndë plasëse.
Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar lehtë në parakolp, automjeti tip “Chevrolet”, në pronësi të shtetasit F. P., 34 vjeç.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.





