TEPELENE, 14 maj 2013- Një 32-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Tepelenës pasi dyshohet se ka vendosur një sasi ekplozivi në tranformatorin që furnizonte fshatin Dukaj.

Në pranga ka rënë Hazir Hakanaj pasi gjatë natës ka shpërthyer transformatorin me qëllim për t'i marrë pjesët metalike e për t'i shitur për skrap. 

Sipas policisë 32-vjeçari ka vjedhur gjithashtu edhe 300 metër kabull nga shtyllat që lidheshin me kabinën elektrike.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.