19shtator 2015 – Policia do të kontrollojë me robotë kur ka dyshime për vënie eksplozivi. Deri dje në çdo vend ku jepej alarmi për tritol forcat antieksploziv fusnin qentë për zbulim. Por, një dhuratë nga Policia e Nju Xhersit në SHBA ka qenë për repartin RENEA përdorimi i robotëve.
Janë dy të tillë që janë marrë sot në ngarkim të forcave që angazhohen kundër lëndëve plasëse. Në këtë mënyrë parashikohet edhe rritja e sigurisë për punonjësit e policisë.
/portali DurrësLajm/





