Shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal në Bathore, mësohet se i përket Xhelal Dacit, i cili është babai i Elson Dacit, autorit të dyshuar të vrasjes së Valmir Kolaverit.

Familja Daci kishte denoncuar dy ditë më parë në polici, se kishte marrë kërcënime.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.7 në Bathore dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por  ka vetëm dëmtime të lehta të murit dhe reklamës së lokalit.

Elson Daci u arrestua më 23 dhjetor 2015 në një hotel pranë autostradës Tiranë-Durrës, pasi ai dyshohet të jetë autor i vrasjes së shtetasit Valmir Kolaveri dhe plagosjes së vëllait të tij Robert Kolaveri, ngjarje që ka ndodhur në Bathore më 4 nëntor 2015.