Eksplozivi i vendosur në banesën e Roland Temës në fshatin Greps të Niklës në Krujë, dyshohet se mund të ketë lidhje me bandën e drogës së Fushë-Krujës, e cila u shkatërrua disa ditë më parë në kuadër të operacionit “Greps”.

Nga ky operacion antidroge u arrestuan 6 persona, 3 prej të cilëve mësohet se janë të afërm me Roland Temën, konkretisht shtetasit Ylli I. Tema 33 vjeç , Artur I. Tema 27 vjeç, dhe Gëzim Tema 37 vjeç.

Ata u kapën në banesën e Gëzim Temës, duke paketuar 20 kg kanabis sativa, me qëllim për ta shitur në qytetin e Fushë-Krujës.