Çimento, kromi dhe zinku rinfuzo janë tre mallrat kryesore të eksportuara nga porti i Durrësit drejt porteve të tjera në periudhën janar-maj të këtij viti.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave, eksportet gjatë kësaj periudhe kanë arritur shifrën prej mbi 555 mijë ton, me një rritje prej mbi 145 mijë ton, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2016. Sasia e çimentos për eksport ka arritur në mbi 138 mijë ton, me një rritje prej afro 7.3 herë ndaj periudhës janar-maj 2016. Anijet që ngarkohen me çimento rinfuzo në Terminalin Lindor i drejtohen më pas porteve të Italisë dhe Maltës.
Në të njejtën periudhë janë transportuar me anije, edhe kromi rinfuzo dhe zinku rinfuzo, të cilat në periudhën janar-maj të vitit të kaluar nuk bënin pjesë në listën e eksporteve. Pjesa tjetër e eksporteve nga porti i Durrësit i përkasin mallrave që transportohen me kontejnerë – bënë të ditur nga Sektori i Statistikave.