“Jeta do të vazhdojë!”
Me këtë mesazh është celur ekspozita fotografike në Durrës me pjesëmarrje të 11 mjeshtrave të fotografisë nga qyteti bregdetar dhe Tirana të bërë së bashku këtë fund viti. Një grup fotografësh të njohur nga Tirana dhe Durrësi kanë hapur një ekspozitë fotografie në shenjë solidarizim me qytetarët durrsakë, me titull, “ Continuum’ për Durrësin.
Artistët durrsakë dhe ata të kryeqytetit kanë sjellë punimet e tyre në foto të bëra në Durrës në stinë e vite të ndryshme, me qëllimin se Durrësi do të ringrihet e do të vazhdojë edhe pas tërmetit. Roland Tasho tha se të gjithë janë solidarizuar me qytetin e Durrësit, i cili ka kaluar një tmerr të vërtetë pas tërmetit.
“Njeriu e shpreh dhimbjen me mënyra të ndryshme , ndërsa ekspozita erdhi si medium për të shpreur mendimin se Durrësi pas kësaj të keqeje do të ringrihet”, thotë fotografja Miriam Neziri.
Fotografi Durrsak Elvin Shtytaj thotë se “kjo ekspozitë ka ardhur si një rreze shprese me mesazhin se “Jeta është më e fortë se cdo gjë tjetër””.
Në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” krahas punimeve të mjeshtrave që floën më sipër, janë ekspozuar punime artistike nga Gëzim Domi, Luan Jaupi, Ardian Hafizi, Aida Hoxha, Andi Papastefani, Mirjam Huta, Ilir Ciko, Taulant Bimo.
K.H.