Pas ekspozitave të hapura në Tiranë e në Milano të Italisë, artisti i penelit Renato Calaj ka bashkëpunuar me studenten e talentuar  Rudina Hoxha duke sjellë të dy së bashku një ekpozitë pikture me shumë ngjyra dhe stil për artdashësin durrsak. Ekspozita është hapur në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” në Durrës ndërsa në çelje të saj pjesëmarrja ka qenë e gjerë.

Renato Calaj i njohur në grupin e piktorëve për stilin e  tij abstrakt e miks, erdhi për herë të parë në Durrës në këtë ekspozitë e cila u mirëprit nga artdashësit durrsakë. Stili modern e kontemporan i cili ka munguar në ekspozitat klasike ka ardhur nga të dy autorët e veprave duke ngjallur kërshëri e interes. Punimet e arrira të artit bashkëkohor dhe kontemporan kanë ardhur pas studimeve në Itali të autorit Calaj.

Kam sjellë diçka të re, jo vetëm pikturën klasike por teknikën miks, ku bashkërendoj teknikën e bojës së vajit akrilik, bojë uji dhe spraj, të gjitha janë në telajo”, thotë Calaj.

Studentja e vitit të dytë Rudina Hoxha tregon për “DurrësLajm” se kjo është hera e parë që ajo hap një ekspozitë në Shqipëri. “Stili modern e kontemporan përdoret në të gjitha galeritë më të mëdha të Europë dhe këtë stil unik edhe në Durrës. Punimet janë të ndryshme por i bashkon e njëjta frymë e stilit”, pohoi Hoxha.

Të gjtha punimet e tij janë pjesë e jetës të jetuara në çastet me të cilat lidhen emocionet me ngjyrat dhe me realitetin e dy të rinjve duke sjellë teknikën miks.

K.H.