Jeta e Berluskonit e përshkruar shkurtimisht nëpërmjet fotografisë.
Kjo ishte nisma e ndërmarrë nga qyteza e Saronos në provincën e Varezes, ku ish-kryeministri italian ka kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë së tij.
Në galerinë fotografike imazhet përcjellin fëmijërinë dhe moshën madhore të politikanit që ka dominuar arenën politike italiane në 20 vitet e fundit.
Në foto gjen kujtime nga fëmijëria, adoleshenca, rinia dhe momente të shkrepura në hapat e parë të “Kavaljerit” në politikë.