Tetë shtetas shqiptarë u ekstraduan pasditen e së mërkurës drejt Italisë, me kërkesë të Interpolit. 

28 gusht 2013– Policia e Shtetit informoi se të ekstraduarit ndiqen nga drejtësia italiane për disa krime të ndryshme.
Kështu, mësohet se midis tyre ndodhet shtetasi Dritan Ballhysa, i kërkuar për trafik droge dhe 33-vjeçari Besnik Lleshi, i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni.
Me drejtësinë e fqinjëve tanë të përtej detit do të përballet edhe Artan Dalti, Gentian Cako, Emiljano Shota, Sami Shala dhe Tigert Allko.

/ Top Channel/