Ekstradohet një person nga Durrësi në Itali, për t’u përballur me drejtësinë italiane ndaj 4 akuzave që rëndojnë ndaj tij.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se “Më datë 28.06.2018,në PKK Rinas, nga ZQK Interpol Tirana, u ekstradua në drejtim të Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, T.H., vjeç 38, banues në Durrës”.

Policia thotë se 38-vjeçari akuzohet për veprat penale bazuar në nenet 416, 615, 617, të Kodit Penal Italian.