Një ditë më parë është ekstraduar për në Itali, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, L.H, 40 vjeç, banues në Durrës.

Policia Kufitare e Rinasit bën të ditur në njoftimin e saj për shtyp se “Gjykata Pisa/Itali, e ka dënuar me 18 vjet burg 40-vjeçarin nga Durrësi për “Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nenet 575, 56, 110 të KP. Nenit 2 e 3 të ligjit 75/1978 dhe nenit 23 të ligjit 110/1975 italian”.