Leonard Kroni, 30 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar u ekstradua sot nga Athina drejt Shqipërisë.

Ai akuzohet për vjedhje bankash dhe është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim.

Sipas policisë, Kronit në vitin 2009 i është dhënë leje disa ditore shpërblyese nga autoritetet e burgut Shënkoll në Lezhë, por ai nuk ka respektuar lejen e dhënë, duke mos u kthyer më në vendin e dënimit.

Kroni akuzohet për veprat penale “Vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe  “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Pas arratisë së tij, Gjykata e Lezhës e dënoi Kronin edhe me 2 vite burg për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, çka e çon dënimin në 11 vite e 4 muaj.