Paraditen e sotme, është ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania, Hekuran Marku, një nga bodygardët e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte arrestuar në Gjermani.
Emri tij si dhe i ish- bodygardit tjetër Agustin Deda doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”.
Ky operacion u realizua njëkohësisht në 4 shtete, dhe u finalizua me 28 të arrestuar, mes të cilëve ish- prokurori Maksim Sota, ish-zv-drejtori i Policisë së Vlorës, Ilir Balla dhe tre zyrtarë të lartë të Policisë shqiptare.