Ekstradohet nga Mynihu i Gjermanisë 58-vjeçari nga Tirana i dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

“Më datë  07.06.2017, u krye ekstradimi nga Mynihu / Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Klisman NANO, 58 vjeç, lindur në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Penal nr. 58  datë 25.02.2015 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal”, njofton policia.

Sipas policisë, në 2010-n ai u kap nga punonjësit e policisë në bulevardin “Zhan Dark” në Tiranë me një qese të mbushur me 63 gramë heroinë të cilën e mbante me qëllim për t’ua shitur personave të tjerë.