Është ekstraduar nga Greqia shtetasi shqiptar i dënuar me 11 vite burg për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, Erjon Tola, 36 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Tola ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 11 vite burg në vitin 2013. Ky dënim është dhënë pasi më 21 shkurt 2011 janë arrestuar nga policia dy persona me inicialet Y. C, dhe N.M duke transportuar një sasi prej 214.85 kg kanabis. 

Nga hetimet rezultoi se ishte pikërisht Erjon Tola, personi i cili u kishte kërkuar për ta transportuar lëndën narkotike për në Durrës.