Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Greqia një të dënuar me 20 vite burg për vrasje.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit, informohet se është ekstraduar 50-vjeçari Qerim Topalli, banues në Peqin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burg për veprën penale  “Vrasje”.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë për veprime të mëtejshme.