TIRANË, 01 mars 2013- Ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë 34-vjecari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
“Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, mbrëmë, datë 28 Shkurt 2013, është bërë ekstradimi nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Malken Muho, vjeç 34, lindur në Berat. Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Beratit në 2003, e ka dënuar me 21 vjet burg për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
I ekstraduari Malken Muho, me datë 27 korrik 1998 në lagjen Kushtrimi, Berat, në bashkëpunim me shtetasin Narbis Goxhi, ka vrarë shtetasit Englant Toska, Gem Arapi dhe Mustafa Ruhja, si dhe ka plagosur disa shtetas të tjerë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, më datën 04 tetor 2012, është bërë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.





